Ish-dhëndri i vrau vajzën dhe djalin, babai: Më thërriste me shaka ‘babush’, ma futi në anë tjetër

Hënë, 02 Mars 2020 12:42

Detaje tronditëse dalin në dritë nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në Kodër Rrëshen të martën e kaluar, ngjarje që është bërë sot pjesë e emisionit “Me zemër të hapur” në ‘News24’.

Në një lidhje skype për emisionin, babai i dy viktimave, Esmeralda Filopati dhe vëllai i saj Vledison Filopati, tregoi se si ish-dhëndri i tij, Fatmir Kolecaj i vrau në derë të shtëpisë dy fëmijët e tij. Ai tha për gazetaren Evis Ahmeti se ish-dhëndri, që dy ditë pas krimit të rëndë vrau dhe veten gjatë një përplasje me policinë, e kishte dhunuar prej kohësh vajzën e tij.

Por pavarësisht dhunës dhe dy urdhrave të mbrojtjes, babai i viktimave thekson se Kolecaj e kishte pranuar divorcin, madje shpesh herë kur fliste në telefon me të për takimet me vajzat, e thërriste me shaka ‘babush’, ndërsa shton se i kapi në befasi si familje.

“Në gjykatë ai ishte dakord, dhe firmosi letrën e divorcit. Ai tha se ishte fajtor vet dhe jo nusja e tij. Ai e pranoi këtë para gjykatës së Lezhës. Fatmiri nuk e ka përndjekur vajzën më pas takimit në gjykatë. Ai ka kërkuar të takonte fëmijët, ia kam çuar. Dhe pse duhej të sillte 220 mijë lekë, s’i ka sjellë. Duhet t’i takonte vajzat 1 herë në muaj. I merrte, pasi ja nisnim me furgon. I merrte, i sillte. I mbante nga 3 ditë. Më tha; shumë faleminderit që s’mi ndal fëmijët. Skam ndërmend t’i ndal fëmijët i thash të takojnë ty. E fus kokën në litar nëse vjen një njeri që e fakton këtë. Ai e pranoi divorcin pa asnjë gjysmë llafi. Ai e ka dhunuar, i kemi të gjitha me raporte. Mes tyre s’ka pasur kontakte, unë kështu e di. Ata nuk kishin kontakt. I ka thënë vajza; me mua s’ke kontakte. Me shkaka më thoshte; babush. Gjoja të më respektonte, por ma futi në tjetër anë. Nuk kam pasur asnjë grindje me atë njëri, vetëm ai ka pasur grindje me vajzën time. Unë kam pasur respekt për familjen e tij. i kam thënë një mijë herë; mos më ngacmo vajzën. ‘Ça të duash të jap, mos e ngacmo’. Të pafajshëm, është vajza dhe djali. Vajza më pa pak 3 gocat jetime 6 deri në 10 vjeçe. Vajza e madhe është klase e pestë. Ai nuk e ka ngacmuar fare, na ka goditur në befasi.”, pohoi i moshuari mes tronditjes së thellë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...