Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit pasi burime kofidenciale për Fax News raportojnë se një i dënuar ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur 30 minuta më parë ndërsa burime bëjnë me dije se në momentin kur i ndërruari ka qenë në momentet e fundit të jetës nuk ka pasur mjek pranë.
Ende nuk është bërë e ditur arsyeja e vdekjes si dhe emri i personit që ka humbur jetën, ndërkohë që një ngjarje e tillë nuk është e re në organet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.
Nga ana tjetër, nuk ka asnjë reagim të Policisë, Drejtorisë së Burgjeve apo institucioni të burgut në Peqin për ngjarjen.
Vetëm pak kohë më parë në të njëjtin burg është gjetur i pajetë, Andon Mëhillaj, i dënuar me burgim të përjetshëm akuzuar si pjesë e bandës së tritolit.