Gruaja tenton të fshehë pistoletën, burri godet policinë...

E mërkurë, 04 Mars 2020 14:18

Një 35-vjeçar u arrestua pasi u kap me drogë dhe armë në makinë në Tiranë. Por deri në arrestimin e tij, policia kaloi disa peripeci. Ai u arratis me vrap nga mjeti dhe la aty bashkëshorten. Kjo e fundit tentoi të fshehë pistoletën, por pa sukses.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë marrë informacion në rrugë operative se në Dajt, një shtetas qarkullonte me mjet në orët e pasdites, duke mbajtur me vete armë zjarri. 

Bazuar në këto informacione është organizuar, zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor i koduar "Teleferiku", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. Q., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi D. Q., sapo ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, duke braktisur mjetin me të cilën po qarkullonte bashkë me bashkëshorten e tij, shtetasen J. Q., por është kapur nga punonjësit e Policisë, të cilët i ka goditur dhe kundërshtuar, me qellim evitimin e kontrollit të mjetit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër me 9 fishekë, automjeti me të cilin qarkullonte, 500 euro të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale, 2 telefona, si dhe 1 qese plastike farmaceutike me një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë shtetasja J. Q., për veprën penale "Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", pasi tentoi të fshihte armën gjatë kontrollit të mjetit.

Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, për veprën penale "Kundërshtim i punonjësve të policisë", “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...