RESHJET
Sot priten reshje mesatare deri në lokalisht intensive në qarqet: Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në këto qarqe reshjet pritet të jenë të shoqëruara edhe me shtrëngata, kryesisht gjatë orëve të darkës.
Në qarqet e tjera priten reshje të dobëta deri në lokalisht mesatare
TEMPERATURAT
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 14 °C
në vendet e ulëta: 7 / 12 °C
në vendet malore: 2 / 9 °C
ERA
Pritet të jetë mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë.