I dashuri e zbuloi që e tradhëtonte dhe e përdhunoi me shokun, zbardhen dëshmitë e dy të rinjve në Polici. Pasi vajza u tregoi prindërve…

Premte, 06 Mars 2020 14:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Këlcyrës, ku një vajzë dyshohet se është përdhunuar nga dy të rinj dhe është ngacmuar seksualisht nga shokët e tyre

Sipas informacioneve të Komisariatit të Policisë Përmet, një 19-vjeçare nga fshati Goricë i Këlcyrës ka denoncuar se ka rënë pre e përdhunimit, ndërsa njëri prej përdhunuesve ka qenë vetë i dashuri i saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës të 4 marsit 2020, në qytetin e Këlcyrës, rreth orës 18:00. 19-vjeçarja me iniciale N. M., prej disa kohësh ishte në një lidhje dashurie me një të ri 18-vjeçar.

Marrëdhënia e tyre e dashurisë u kthye në tragjedi për vajzën. Ajo është shprehur gjatë denoncimit se është gjendur nën trysninë e presionit nga shokët e të dashurit të saj dhe nga vetë ky i fundit.

DENONCIMI

Lidhur me shantazhin që i bënte i dashuri 18-vjeçar, vajza u kishte treguar edhe prindërve. Këta të fundit, nën shoqërinë e vajzës së tyre, i janë drejtuar Policisë, duke bërë denoncim për përdhunim ndaj 19-vjeçares.

Burimet thanë se prindërit e së abuzuarës në fjalë kanë denoncuar të riun se e kërcënonte vajzën e tyre me foto e video intime. Si pasojë, Policia e Përmetit ka ndaluar 6 persona, 2 të akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura dhe 4 të tjerë për ngacmim seksual. Të gjithë të arrestuarit janë të rinj të moshës 17–18 vjeç, gjimnazistë në shkollën e mesme të Këlcyrës. Ngjarja ka tronditur komunitetin e vogël të Këlcyrës, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia.

DËSHMITË

Vajza e abuzuar ka treguar se kishte dy lidhje paralele me persona të ndryshëm. I dashuri aktual, ka thënë ajo para oficerëve të Policisë, i ka bërë disa foto me të dashurin tjetër dhe e shantazhonte nëpërmjet këtyre fotove, në të kundërt ai do t’ua tregonte shokëve të tij. Vajza ua tregoi këtë gjë prindërve dhe ata bënë denoncim në Polici.

Nga ana tjetër, i dashuri i vënë nën akuzë për përdhunim ka mohuar gjithçka është thënë nga vajza 19-vjeçare. Sipas dëshmisë së dhënë në Polici, ai pretendon se ka qenë në shkollë në momentin kur vajza pretendon se ka ndodhur ngjarja.

“Në orën kur ajo pretendon se ka ndodhur ngjarja, unë kam qenë në palestrën e shkollës, duke bërë prova për aktivitetin e festës së 7 marsit”, është shprehur i riu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...