Prokuroria kërkon 5 vjet burg ish-nëndrejtorin e burgjeve

E mërkurë, 18 Prill 2018 16:47

5 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda për ish-nëndrejtorin e Burgjeve Iljaz Labi, i cili akuzohen për korrupsion, por ish-zyrtari i lartë do të lirohet. Sipas prokurorisë, Labi ka abuzuar me tenderat e ushqimeve në burgje duke përfituar shuma të konsidrueshme parash, sëbashku me ish-Drejtorin Artur Zoto, i cili po gjykohet në një proces të ndarë.

Prokuroria kërkoi shuarjen e masës së dënimit për shkak se Labi ka bashkëpunuar për të zbardhur skemën korruptive në burgje. Sipas prokurorisë, Iljaz Labi, në bashkëpunim me katër biznesmenë të tjerë paracaktonin fituesin e tenderave.

E gjithë kjo, sipas akuzës bëhej me dijeni të ish-Drejtorit të Përgjithshëm, Artur Zoto. Në bazë të dëshmive të Labit, ai kishte marrë nga biznesmenët milion lekë të reja, të cilat më pas ia kishte dorëzuar Zotos. 3 vite burg u kërkuan edhe për biznesmenin Ylber Kalaja me kushtin e shuarjes së këtij dënimi. Po nga 3 vite u kërkua dhe për biznesmenin Shemsi Sinani dhe Nexhmi Ballën.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 16:50

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...