Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas dyshimeve për një seri vjedhjesh që kishte kryer.
Shqiptari u arrestua në një bed&breakfast ndërsa po flinte gjumë.
Sipas medias vendase shqiptari flinte ditën dhe ‘punonte’ natën
Ai dyshohet se ka grabitur disa studio profesionale siguracionesh në zonën e Lombardias dhe Piemontes, të gjitha të ndodhura kohët e fundit.
Ndërsa agjentët e arrestuan ndërsa flinte në një dhomë në një bed&breakfast në portin e qytetit të Milanos, mëngjesin e 3 marsit.
Shqiptari kishte mbërritur në Itali nga porti i Barit me dokumente e një bashkëpatrioti tjetër.
Më pas shqiptari ishte ngjitur në zonën e veriut të Italisë me një makinë të marrë me qira, ku edhe kishte kryer grabitjen.