Një djalë i ri i cili ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët është gjetur sot i pajetë, i mbytur në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, policia tha se nuk janë konstatuar shenja dhune.
Mësohet se i riu vuante nga shendeti mendor.
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 07.03.2020, rreth orës 12:45, në breg të rezervuarit “Pengile” në lagjen nr.4, Krujë, është gjetur i mbytur shtetasi G.L.,29 vjeç, i cili vuante nga shendeti mendor dhe ishte shpallur në kërkim nga Komisaritati i Policisë Vorë, pas kallzimit të bërë nga familjarët.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes