Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët (U) atmosferik e cila do të kushtëzojë mot relativisht të qëndrueshëm në territorin Shqipërisë dhe Kosovë.
E martë, dt 10 mars 2020 moti do të mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia rreshjeve të pakta të shiut në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 8-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5 -1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë kostante.
Temperaturat min dhe max:
Zonat malore 2/13°C
Zonat e ulëta 7/17°C
Zonat bregdetare 10/16°C