Një aksident është regjistruar në Vlorë, ku si pasojë e përplasjes së një motori nga një makinë ka mbetur i plagosur një person.
Mësohet se i plagosuri është drejtuesi i motorit dhe ka qenë vetë shoferi i makinës që e ka dërguar në spital.
Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e plotë të saj.