Një krim i rëndë u shënua një ditë më parë në Krujë ku xhaxhai vrau nipin e tij me armë zjarri. Autori u arrestua nga policia por nuk ishte gjetur arma e krimit, e cila mësohet se është zbuluar gjatë orëve të fundit
“Si rezultat i kontrolleve nga një grup i specializuar i FNSH Tiranë, me pajisje speciale metalkërkuese dhe pas kontrolleve të shumta u bë e mundur gjatja në terren e armës së krimit, pistoletë TT dhe e një pushke gjysmë automatike, të cilat autori i kishte fshehur larg banesës”, thotë policia.