Ky vendim ekstrem ka revoltuar të burgosurit në 28 burgjet e vendit fqinj, për 4000 leje vjetore të humbura. Gjithashtu, ministria ka vendosur forca policore ekstra dhe roje sigurie pranë burgjeve për të shmangur ndonjë arratisje të mundshme apo përleshje mes të burgosurve.
Episode e përleshjeve në burgjet greke kanë qenë të shumta, sidomos mes shqiptarëve dhe algjerianëve. Ditët e fundit, policia greke po heton rrethanat e dy vdekjeve misterioze, me viktima një 30-vjeçar shqiptar të akuzuar për vjedhje dhe një 54-vjeçar grek, teksa nuk dihen ende detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë.