Një grabitje me armë është regjistruar gjatë natës së djeshme në Finiq. Nga të dhënat parapake mësohet se 3 persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e Jorgo Fanit, 65 vjec. Gjithashtu behet e ditur se pasi kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve dhe kanë kthyer përmbys shtëpinë, i kanë lidhur bashkëshortët dhe më pas janë larguar duke marrë një lekë dhe euro në shume totale rreth 2 milionë të vjetra.
Çifti ka arritur të zgjidhet pas rreth 2 orësh dhe më pas lajmëruan policinë për ngjarjen, ndërkohë që kjo e fundit mbërriti në banesën e fundit. Sipas çiftit, autorët flisnin shqip dhe pak greqisht. Policia ka shoqëruar dy persona, ndërkohë që vijojnë hetimet.