Përshëndetje nga SHMU!
Ditët pranverore me diell kanë përfshirë vendin këtë javë.
Edhe dita e diele sërish do të jetë një ditë e kthjellët me vranësira të lehta në veri e verilindje.
Era do të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përkohësisht mesatare në brigjet detare, duke sjellë valëzim në bregdet të forcës 1 dhe 2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
Zonat malore 2 deri 17°C
Zonat e ulëta 5 deri 23°C
Zonat bregdetare 9 deri 22°C