Mësohet se nga virusi është infektuar mjeku Andi Koraqi, raporton Panorama. Sipas burimeve, ai është shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT.
Kujtojmë se i pari zyrtar i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, i cili e ndau edhe publikisht lajmin përmes një njoftimi në rrjetin social, duke treguar edhe detaje nga sëmundja.
Më pas një tjetër përfaqesuese e Task Forcës së MSH rezultoi e prekur nga koronavurisi dhe me këtë rast të sotëm, numri i të prekurve shkon në 3.