Ditën e sotme pritet që mbi vendin tonë të ndikojnë kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në orët e mëngjesit në relievet malore në lindje, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.
Temperaturat në vlerat e mëngjesit parashikohen nga 5ºC në relievet malore deri në 10ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.
Sa i përket vlerave të mesditës ato parashikohen nga 17ºC në relievet malore deri në 25ºC në ato të ulta dhe ato bregdetare.