Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për mediat jashtë parlamenti kërkoi që Basha të bëjë transparencë lidhur me akuzën e fondeve ruse.
Kjo thirrje është e disata herë që drejtohet Bashës pasi ai është anëtar i PD-së dhe deputet i grupit të PD, duhet të sqarojë të gjitha dyshimet që janë ngritur
Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur, tashme. U bë njëherë nga gazetarë të Mother Jones, por tani nuk janë gazetarë, por shërbime inteligjente të SHBA.
Pyetje: Këto takime i shikoni si të padëmshme që bëhen pak muaj para zgjedhjeve lokale?
Berisha: Nuk kam asnjë lloj impresioni. U thashë edhe njëherë, me Bashën kam vetëm këtë problem, përsa kohë ai është anëtar i PD-së dhe deputet i grupit të PD, ai duhet të bëjë transparencë dhe ky është një kusht shumë i rëndësishëm. Nuk mund të pranohet një gjë e tillë pa u sqaruar. Të gjithë presin këtë sqarim