×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Edhe biznesi kërkon të jetë pjesë e tryezës për uljen e taksës në "Rrugën e Kombit"

Saturday, 21 Prill 2018 21:15

Biznesi shqiptar kërkon të bëhet pjesë e konsultimeve për reduktimin e pagesës së kalimit në Rrugën e Kombit.

Përmes një shkrese dërguar ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë  shpreh shqetësimin se për përcaktimin e tarifave ka patur asnjë konsultim publik. Ndërsa theksohet se ajo do të ketë ndikim jo vetëm në kostot e eksportuesve vendas, por edhe në konkurrueshmërinë me vendet e rajonit.

“Në lidhje me problematikat e ditëve të fundit, të krijuara nga aplikimi i tarifës së koncesionarit për segmentin rrugor Milot-Morinë, Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë zhvilloi disa tryeza teknike, ku u shprehën dhe analizuan problemet dhe kostot që shkaktohen nga kjo tarifë për eksportuesit vendas, si dhe ndikimin që do të ketë me konkurrueshmërinë e produkteve me vendet e rajonit. U konstatua dhe dhe deklaruar njëzëri nga të gjithë grupet e interesit, se në lidhje me këtë çështje nuk ka patur konsultim publik”, thuhet ndër të tjera në shkresën që mban datën 12 prill, e cila është siguruar nga TV SCAN, duke shtuar se janë të gatshëm për t’u bërë pjesë e tryezave teknike, për të bërë prezente propozimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me këtë problematikë.

Aktualisht, qeveria shqiptare është në negociata me kompaninë koncesionare për reduktimin e tarifës për banorët e Kukësit dhe transportin publik, ndërkohë që shqetësimet e biznesit nuk janë përfshirë në këtë proces.  Pagesa e kalimit në rrugën e Kombit për autobusët dhe kamionçinat do të jetë 11.2 euro, për kamionët e mesëm 16.2 euro, ndërsa për kamionët e rëndë 22.5 euro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

Politikë

Bolshevikët e rinj/ Gjykata i referohet në vendim Plenumit të vitit 1979

  Nga Basir Çollaku Sipas vendimit të Plenumit të Gjykatës së Lartë të vitit 1979... shkruhet në vendime sot.. Kapja e drejtësisë, indoktriminimi i saj ideologjik, kthimi pas në referenca të shkruara të...

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

Politikë

Zaptimi i plazheve publike, 3.3 milion m2 u menaxhuan nga privati

  Zaptimi i plazheve publike nga privatët, përmes ligjit që ua lejon këtë, ka shkaktuar çdo vit pakënaqësi për pushuesit. Raporti privat-publik sipas ligjit është 70 me 30, ku 70% e...

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Politikë

Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur!

Nga Rubin Dashi: Rilindje e ringjallur në thelb të kalbur! Në një vend ku demokracinë e shfaq të lulëzuar, Edi Rama përpiqet të riciklojë Partinë Socialiste, duke e prezantuar si një forcë...