Bajern-Real Madrid, përballje të gjakta

E mërkurë, 25 Prill 2018 18:28

Quhet klasikja e Europës. Ngërthen vëmendjen e krejt botës futbollistike, kurdo dhe kudo që të luhet. Bajren Mynchen-Real madrid është njëra nga ndeshjet më të ethshme të futbollit në glob. Dy gjigantë në vendet respektive, por edhe në kontinentin tonë, mjafton të shikosh trofetë e shumtë të fituar, ndër ta edhe Liga Kampionësh. Mbrëmjen e sotme, në “Allianz Arena”, është dueli i radhës, në kuadrin e gjysmëfinales së parë të Champions-it.

Kartonët, ndërhyrjet e ashpra, kacafytjet në fushë, deri te gjakosja e lojtarëve, nuk kanë munguar. Si një parathënie edhe për duelet e radhës, në kërkim të finales së madhe të Kievit kanë qenë pjesë e kësaj përballje.

Ndeshje gjysmëfinale e Kupës Europiane (sot, Champions). Ishte fillimi i Bajren Mynchen si një gjigand europian. Me një atmosferë shumë të nxehtë, një tifoz kërceu mbi lëndinën e gjelbër dhe arriti ta kërcënojë drejtpërdrejt, fytyrë më fytyrë, kryesorin austriak, Linemayr. Ai u fut në histori si “i çmenduri” i stadiumit “Bernabeu”.

Ndeshje gjysmëfinale e Kupës Europiane. Ishte fillimi i Bajren si një gjigand europian. Roberto Martinez shënoi për 1-0, por më pas Maier hodhi… hundën.

Ndeshja e Kupës Europiane, Bajren Mynchen-Real Madrid. Bavarezët fitonin 2-0 dhe Amancio, në ndeshjen e tij të fundit në Kupën Europiane, u dërgua jashtë, pasi e pa kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89-të.

Ndeshje miqësore, Bajren Mynchen-Real Madrid 9-1. Madrilenët pranuan të luanin këtë ndeshje për çështje ekonomike, pas vetëm dy trajnimeve verore, dhe Bajreni i sulmoi keq. Në pushimin mes dy pjesëve të lojës, ata ishin duke humbur… 7-0!

Trofeu “Bernabéu”, i vitit 1981. Bajren Mynchen shpërtheu ftesën e Madridit, duke shkaktuar një turp në gjysmëfinale, kundër Dinamo Tbilisit. Arbitri Pes Perez e përjashtoi Rummenigge për gjeste të turpshme ndaj publikut.

Gjysmëfinalja e Kupës Europiane, Bajren Mynchen-Real Madrid. Albitri Valentine provoi reagimin e nxehtë të të bardhëve, pasi vërshëlleu një penallti inekzistente për Bayernin. Chendo bëri një hyrje të dhunshme ndaj Matthäus, edhe Juanito “hyri” në kokën e gjermanit. Pas duelit, ai kërkoi falje.

Real Madrid-Bajren Mynchen, ndeshja përfundon 1-0. “Bernabeu” ishte territor armiqësor për popullin e Mynihut, deri në pikën që Udo Lattek, trajner i bavarezëve, foli me arbitrin që të mos luhej, nëse tifozët i mbanin objektet goditëse në duar. Augenthaler, pasi u copëtua me Hugo Sánchez, u dëbua nga fusha dhe bëri gjestin e “brirëve” në “Bernabeu”.

Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, Raul dhe Kan, takohen në një moment të nxehtë të ndeshjes.

Ndeshja e Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Bayern Munich. Effenberg u godit nga një çakmak, në qoshe të fushës.

Ndeshja e raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Roberto Carlos u përgjigj ashpër ndaj një ndërhyrjeje të vështirë nga Demichelis, me një goditje të fortë në fytyrën e tij.

Bajren Mynchen-Real Madrid 3-2. Van Bommel shënoi dhe iu dedikoi “krahun dhe brrylin” tifozëve në “Bernabeu”.

Bajren Mynchen-Real Madrid 2-1. Sergio Ramos shënoi një gol në minutat e fundit, që iu dha kualifikimin të tijve, por u largua nga Mynihu me një thyerje hundore,, pas një kërcimi me kokë.

Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Bajren Mynchen 2-1. Në goditjen nga pika e bardhë, Sergio Ramos e dështoi penalltinë vendimtare, duke e dërguar topin në “qiell”.

Kahn feston me mënyrën e tij provokuese fitoren e Bajren Mynchen 2-0 në “Bernabeu”, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve.

Kahn duke “vallëzuar” në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, në Mynih.

Kahn dhe Casillas afër “kacafytjes” gjatë ndeshjes së dytë të 1/8 finale të Champions-it. Bavarezët shkojnë në çerekfinale.

Dëbimi nga fusha i Vidalit me karton të kuq gjatë ndeshjes çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampionëve, në “Bernabeu”. Real Madridi shkon në gjysmëfinale./ telesport

Modifikuar më E mërkurë, 25 Prill 2018 20:18

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...