Ditën e enjte, gjatë samitit 2.0 Space në San Jose, Kaliforni, Orion Span prezantoi hotelin e tij hapësinor, Aurora Station, dhe njoftoi se është zyrtarisht i hapur për rezervime.
Ndërsa kjo mund të tingëllojë si diçka spektakolare, Orion Span nuk është e vetmja kompani, e cila funksionon si hotel në hapësirë.
Këtë vit, Bigeloë Space Operations njoftoi planet për të ndërtuar një hotel në hapësirë si dhe për t’u realizuar deri në vitin 2021.
Orion Span mund të presë gjashtë vetë në të njëjtën kohë, duke përfshirë dy anëtarët e ekuipazhit.
Ndërsa në stacion, mysafirët mund të shijojnë përvojën e astronautit gjatë një udhëtimi 12 –ditor, duke arritur kështu rreth 200 milje mbi sipërfaqen e Tokës në nivelin më të ulët rreth orbitës së tokës.
Mysafirët do të përjetojnë zero gravitet në tokën veriore dhe jugore, si dhe të marrë pjesë në eksperimentet kërkimore ashtu siç mund të jetë prodhimi ushqimor në orbitë.
Hoteli e monitoron tokën çdo 90 minuta, duke u dhënë mysafirëve një pamje të mrekullueshme të perëndimit të diellit çdo 24 orë.
Natyrisht, një përvojë e tillë do t’i kushtojë mjaft para turistëve nga e gjithë bota. Rezervimet në Aurora fillojnë nga 9.5 milion dollar për person, dhe kompania po pranon depozita të rikthyeshme prej 80.000 dollarë për të qenë prezent në listën e pritjes.
Pasi stacioni është afër inagurimit, kompania do t’i kontaktojë mysafirëve të cilët janë prezent në listën e pritjes për të diskutuar datat e mundshme.
Stacioni është planifikuar të nisë në fund të vitit 2021 dhe do të presë mysafirët e parë në 2022.
Frank Bunger, shefi Ekzekutiv dhe themeluesi i Orion Span, tha se çmimi është më i ulët se shumica e njerëzve të tjerë kanë paguar për të shkuar në hapsirë.
“Ne bëmë të mundur realizimin e Stacionit të Aurorës për të siguruar një destinacion all inclusive në hapësirë” tha ai në një deklaratë, “duke sjellë sa më shpejt të jetë e mundur udhëtarët në hapësirë dhe me një kosto më të ulët se kurrë më parë, duke i ofruar një eksperiencë të paharrueshme”.
Kompania ka lehtësuar procesin e përgatitjes së mysafirëve për udhëtimin në hapësirë nga një regjim i zakonshëm njëvjeçar në vetëm tre muaj në lidhje me certifikimin e Orion Austronaut Span. Faza e parë e programit të certifikimit është bërë online dhe faza e dytë u bë vetëm nga një person, i cili ishte prezent në një objekt trajnimi në Hjuston të Teksasit.
Certifikimi përfundimtar përfundon gjatë qëndrimit të një udhëtari në Stacionin Aurora. Përtej e të qenit si hotel, stacioni do të jetë gjithashtu një vend për kërkime dhe planifikimin e ardhshëm.
“Ne do të ofrojmë karta të plota për të gjitha agjencitë hapësinore që kërkojnë të arrijnë hapësirën njerëzore në orbitë me një kosto të reduktuar –dhe se duhet të paguajnë vetëm për ata që kanë kartë. Ne do të mbështesim hulumtimet zero të gravitetit, për sa i përket prodhimit hapësinor”, tha Bunger.
Pronarët e ardhshëm të Aurorës mund të jetojnë, vizitojnë apo të ndajnë qiranë në banesat e tyre hapësinore. Kjo është një zonë e pashkelur dhe Orion Span është krenar për këtë arritje.
Nëse 9.5 milion dollar është jashtë orbitës për sa i përket çmimit, Shangri-La Hotel në Singapor ka një opsion paksa më të përballueshëm: një suitë e cila gjendet në hapësire duke filluar nga 488 dollarë nata.
Dhe nëse vërtet keni dëshirë për të udhëtuar sa më larg në hapësirë, së shpejti do të çelet Star Ëars Hotel,i cila do të hapet në Disney World në 2019. /scan.tv/