×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Foto/ Kështjella ku do martohen Princ Harry me Meghan Markle

Premte, 27 Prill 2018 18:17


Është kështjella ku kanë jetuar më shumë se 39 monarkë britanikë dhe ku më 19 maj do të zhvillohet ceremonia martesore e Princit Harry me Meghan Markle.


Por, ashtu si gjithë pjesët e tjera të Anglisë edhe Kështjella “Ëindsor” nuk ka qenë kështu gjithmonë. Arkeologë dhe studiues britanikë kanë publikuar librin “Kështjella Ëindsor: 1 mijë vite Pallat Mbretëror”.
Për të qenë sa më i thjeshtë, libri shoqërohet edhe me ilustrime, duke filluar që nga fortesa e parë, e ndërtuar pas pushtimin norman në vitin 1066.
Një ilustrim që tregon fortesën e parë, e ngritur nga Uilliami 1


Besohet se ka përfunduar së ndërtuari rreth vitit 1086. Qëllimi fillestar ishte mbrojtja dhe ruajtja e rrjedhës së lumit Tamiz nga ndonjë sulmi i beftë i saksonëve. Fillimisht u ndërtua një kodër artificiale dhe më pas mbi të u ngrit një fortesë e drunjtë. Aty qëndronte vazhdimisht një garnizon ushtarak dhe pozicionimi ishte zgjedhur edhe për afërsinë me Londrën e asaj kohe.
Dështimi i Mbretit Xhon për të përmbushur zotimet e dhëna në Magna Carta çuan vendin në një luftë civile


Baronët rebelë i ofruan fronin e Anglisë, Luisit, djali i Filipit 2 të Francës në këmbim të ndihmës për të rrëzuar Xhonin. Luisi zbarkoi në vitin 12016 me një ushtri franceze. Ky ilustrim tregon Kështjellën Ëindsor gjatë rrethimit dymujor nga ushtria e Luisit. Në fillim të viteve 1100, Henri I kishte ndërtuar banesa brenda mureve rrethuese, ndërsa nipi i tij, Henri II këto banesa i transformoi në një pallat, ndërsa muri i drunjtë u zëvendësua me një mur guri.
Gjatë mbretërimit të Henrit III Anglia përjetoi një periudhë të artë zhvillimi ekonomik, politik e kulturor.

Kjo u reflektua edhe në pamjen e Ëindsor. Henri III rinovoi dhomat, korridoret dhe hollet e Kështjellës. Studiuesit britanikë thonë se pjesa më e madhe e punës së kryer në shekujt 12 dhe 13-të ekzistojnë ende brenda mureve dhe ndërtesave ekzistuese. /americaneye.al


Në vitin 1992, Kështjella u përfshi nga flakët, ku u dogjën mbi 100 dhoma.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...