Reagimi i reperit Jay-Z kur mori mesh se e ëma ishte lesbike ka qenë i “çuditshëm”, ai filloi të qante nga lotët e gëzimit. “Isha aq i lumtur për të sepse më në fund ishte e lirë,”-tha ia për David Letterman në Netflix.
Jay-Z i kushtoi këtij momenti të jetës së tij këngën ‘Smile’ në albumin e tij të fundit.
“Mami kishte 4 fëmijë, por ajo ishte lesbike/Për shumë kohë duhej të luante rolin. Duhej të fshihej në një dhomë të errët, kështu ka arritur ta mjekojë plagën/Turpi i shoqërisë dhe dhimbja ishte e madhe”
Ylli i rrepit u shpreh i lumtur se nëna e tij kishte gjetur përsëri dashurinë.”Për nënën time që ka jetuar si dikush që nuk ishte dhe që fshihej për të mbrojtur fëmijët e saj dhe nuk dëshironte t’i turpëronte fëmijët e saj … për gjithë këtë kohë. Për atë që u ul para meje dhe më tha se kishte rënë në dashuri me dikë. Unë me të vërtetë kam qarë.”
“Imagjinoni të jetoni jetën tuaj për dikë tjetër. Dhe mendoni se jeni duke mbrojtur fëmijët tuaj,”-tha 47 vjecari.