Iggy Azalea është një nga yjet e cila ka treguar se ka patur problem mendore dhe se për ta kalluar këtë problem e kanë ndihmuar miqtë dhe familjarët. Ylli i rrepit tregoi për Billboard, se nuk ka shkuar në psikologë, por vetëm ka bërë biseda me miqtë e saj.
Këngëtarja australiane pritet të kthehet në skenën muzikore gjatë këtij viti me publikimin e albumit të saj të dytë, “Surviving the Summer”, për të cilin ka thënë se është mjaft personal.
27-vjeçarja, ka thënë se një nga personat që e ka kuptuar gjendjen e saj dhe që e ka përkrahur shumë është Kesha.
“Nëse jam e sinqertë, njerëzit e vetëm që ishin aty për të më ndihmuar ishin Quavo, Kesha dhe Demi. Të gjithë të tjerë janë sjellë sikur unë nuk ekzistoja”, tha reperja.
Azalea pak muaj më parë ka publikuar këngën e saj më të fundit që është pëlqyer shumë nga publiku.