Variety ka zbuluar që Penelope Cruz dhe Javier Bardem do të jenë protagonistë të hapjes së festivalit Cannes 2018. Çifti i aktorëve spanjollë interpreton në filmin e ri të çmimit Oscar, te regjisorit iranianin Asghar Farhadi, ‘Everybody Knows’.
Katërmbëdhjetë vjet më pas ‘La mala educacion’ e Pedro Almodovar, do të jetë filmi i dytë në spanjisht që do të hapë festivalin francez në Croisette, i cili parashikohet nga 8 deri në 19 maj.
“Everybody Knows” është eksperienca e parë në spanjisht për regjisorin iranian Farhadi, i cili kthehet në Croisette pasi ka prezantuar ‘E kaluara’ dhe ‘klienti’. Filmi tregon udhëtimin e Carolinës dhe të familjes së saj nga Buenos Aires në qytetin e tij të lindjes në Spanjë për një ceremoni.
Bashkimi familjar do të tronditet nga një seri eventesh, të cilat do të ndryshojnë jetën e protagonistëve. Ndër të tjera Cruz dhe Badem do të jenë protagonistë prej 19 prillit në kinema me ‘Escobar joshja e së keqes’.