Dantella, në çdo pranverë kthehet në mënyrë të përpiktë: në veçanti në fustanet më femërore të sezonit.
Duke pasur parasysh numrin e madh të ceremonive më elegante në këtë periudhë, fustanet me dantella janë një mundësi e përkryer për ti veshur në martesa, pagëzime, ditëlindje e shumë festa të tjera.
Nga fustanet me gjatësi mesatare, fustane të ngushtë dhe të shkurtër deri tek ato të dekoruara me lule dhe me mëngë të fryra.
Ngjyrat më të bukura? Nuancat e lehta, roza, bojëqielli, jeshilja e çelët, por ka hapësirë edhe për të kuqen dhe të zezën e pamungueshme dhe elegante.
Nëse doni ti vishni edhe ditën, i kombinoni me një palë atlete të bardha dhe një xhaketë xhins dhe do të dukeni e veshur me shije.
Pra një veshje e gjithanshme të cilës nuk mund t’i thuash jo!