Dalja e fundit e çiftit Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth ka ngritur dsyhimet se çifti mund të ketë bërë një martesë të fshegtë. Liam mbante në gishtin e martesës një unazë rreth flori dhe kjo gje bëri që të hidhen dyshimet në lidhje me marëdhenien e tyre.
Për martesën e çiftit është diskutuar edhe më parë se ata u martuan në New South Wales, ku jeton vëllai i Liam. I pyetur nga media nëse Miley dhe Liam janë martuar, vëllai i Liam nuk e pranoi këtë gjë, por qeshi në mënyrë të dyshimtë, ndërsa më pas këmbënguli që ata nuk janë zyrtarisht të martuar.