Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë territorin shqiptar. Pas mesditës, pritet fuqizim i vranësirave duke sjellë shira të përkohshëm në zonat Lindore dhe Juglindore.
Orët e mbrëmjes ri-sjellin kthjellimet në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit por mesdita sjell një rritje me 2°C të vlerave termike, në pjesën më të madhe të vendit.
Era do vijojë të fryjë mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det dallgëzimi mbetet 2 – 3 ballë.
Europa
Gadishulli Iberik dhe brigjet Perëndimore të Europës përfshihen nga vranësira dhe rrebeshe shirash.
Po ashtu, pjesërisht Europa Juglindore paraqitet me vranësira dhe shira të izoluara. Por vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të Evropës.