Është një nga shembujt më të bukur të arkitekturës mbajtëse dhe mënyrës sesi njeriu mund të jetojë në paqe me natyrën, përpos gjithçkaje.
Meghalaya, në Indi është një vend i shkatërruar nga shirat e rrëmbyeshëm që arrijnë 15 metra kub në vit.
Kështu banorët vendosën që në vend që të ndërtonin ura që do t’i shkatërronte lumi t’i rrisnin vetë ato. Këto ura janë realizuar duke gërshetuar me kujdes rrënjët e pemëve, të cilat forcohen me kalimin e viteve.
Procesi realizohet me rrënjët e Fikusit elastik, një lloj fikusi që vendasit e mbjellin në brigjet e lumit.
Duke qenë një strukturë e gjallë bën që çdo vit të forcohen dhe të jenë rezistente duke mbajtur më shumë se 50 njerëz mbi to.
Rajoni është një nga vendet më të lagësht në botë dhe njihet për lumenjtë e rrëmbyeshëm dhe shirat e fortë, të aftë të shkatërrojnë një urë.
Procesi i krijimit të këtyre veprave të artit trasmetohet nga një gjeneratë në tjetrën. Një ure i duhet 10-15 vjet që të shndrrohet në plotësisht funksionale.
Zgjasin shumë në kohë, ka ura të gjalla me më shumë se 500 vjet dhe përdoren aktualisht nga vendasit.
Kur njeriu punon me natyrën mund të dalin gjëra madhështore, pa shkatërruar gjithçka.