Disa telenovela të transmetuara para shumë vitesh vështirë se mund të harrohen nga pobliku shqiptar. E kush nuk e ka parë telenovelën “Kur ti të jesh e imja”, me protagonistë, Palomën dhe Diegon? Historia e tyre e dashurisë na ka mbajtur të gozhduar përpara televizionit, plot 17 vite më parë.
Edhe pse na duket sikur e kemi parë dje, “Kur ti të jesh e imja” është xhiruar në vitin 2001. Me kalimin e viteve sigurisht që edhe aktorët kryesor kanë ndryshuar shumë, por sërish ata njihen dhe dallohen lehtësisht se janë Paloma dhe Diego. Nëse doni të shikoni sesi Diego dhe Paloma duken sot shihni fotot e mëposhtme.