×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Rrëzimi i “MH17”, Australia dhe Holanda akuza kundër Rusisë

Premte, 25 May 2018 12:21

Australia dhe Holanda akuzuan formalisht Rusinë se është përgjegjëse e rrëzimit të avionit të pasagjerëve të kompanisë “Malaysian Airlines” në vitin 2014.

298 personat në bordin e fluturimit “MH17”, i cili po udhëtonte nga Amsterdami në Kuala Lumpur, humbën jetën kur avioni u godit mbi territorin e kontrolluar nga rebelët në Ukrainë.

Të enjten, hetuesit ndërkombëtarë dolën në përfundimin se raketa i përkiste një brigade ruse. Rusia mohon çdo përfshirje në rrëzimin e avionit dhe thotë se asnjë armë e saj nuk është përdorur për këtë qëllim.

Sidoqoftë, hetuesit duken të bindur për fajësinë e Moskës dhe vendimi i Australisë dhe Holandës për të akuzuar Moskën u lajmërua nga qeveria holandeze.

“Bazuar në hetimin ndërkombëtar, Holanda dhe Australia janë të bindura se Rusia është përgjegjëse për përdorimin e sistemit të raketave ‘BUK’ që rrëzoi avionin ‘MH17’.

Qeveria tashmë po hedh hapin e radhës, duke konsideruar Rusinë formalisht përgjegjëse”, deklaroi ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok.

Në komunikatën e qeverisë holandeze theksohet gjithashtu se, fajësimi i një shteti përgjegjës për shkeljen e ligjit ndërkombëtar do të kërkonte një proces të gjatë ligjor.

Prandaj, Holanda dhe Australia i kanë kërkuar Rusisë që të hyjë në bisedime si hap i parë, por ende nuk janë shprehur nëse do t’i drejtohen një gjykate ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i Holandës, Blok tha se Rusisë i është bërë thirrje që të pranojë përgjegjësinë dhe të bashkëpunojë me procesin e gjetjes së të vërtetës dhe arritjes së drejtësisë për viktimat e fluturimit “MH17” dhe të afërmit e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...