Këngëtarja Genta Ismaili, e njohur për publikun shqiptar prej shumë kohësh ka rrëfyer se dhe ajo ka bërë dikur punë të zakonshme.
E ftuar në emisionin ‘Xing me Ermalin’ ajo ka rrëfyer se në moshën 16 vjeçare ka punuar si kasiere në një dyqan në SHBA.
Ajo ka jetuar deri në moshën 19-vjeçare në Amerikë, për tu kthyer më pas në Kosovë për të vazhduar karrieren e saj si këngëtare.
Sot ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptarë.