1967/Arratisja e Havzi Nelës dhe kthimi i tij nga jugosllavët

E Enjte, 07 June 2018 18:01

Nga Kastriot Dervishi

Havzi Nela  kishte punuar mësues në Klos të Mat deri në vitin 1953. Në fundin e vitit 1958 mbaron arsimin e mesëm në gjimnazin e rezervave të arsimit në Tiranë. Më pas punon në Shishtavec të Kukësit mësues në shkollën 7-vjeçare duke vazhduar shkollën e lartë me korrespondencë. Në 1963 transferohet nga Shishtaveci në Surroj, por kundërshton dhe e transferojnë në Krumë, ku punon vetëm 5 muaj. Nga kjo kohë deri në prill 1967 punon mësues në Topojan. Në këtë kohë, duke mos qenë dakord me “masat revolucionarizuese” të Partisë së Punës, pasi demaskohet në shkollë si “armik” arratiset me bashkëshorten.

Në komunikatën nr.97, datë 29.4.1967 të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Rrethi Kukës njoftonte si më poshtë: “Më datën 26.4.1967 është arratisur në Jugosllavi, Havzi Nela, vjeç 27, lindur në katundin Kollovoz dhe me punë arsimore në katundin Topojan. Me vete ka dhe gruan e tij. kufirin e kanë kaluar në kuadratin 56-67, 200 metra nën vrojtimin tonë. Në afërsi të kufirit ka lënë një letër, në të cilën shkruan: “Lamtumirë atdhe i dashur”. Ditët e fundit është demaskuar në fshat dhe para arsimtarëve, lidhur me masat revolucionarizuese, ka qenë në përpunim 2B si kontingjent i zbulimit jugosllav, por aktualisht nuk ka pasur ndonjë të dhënë”.

Pra, thënë ndryshe, Havzi Nela akuzohej si “kontingjent i zbulimit jugosllav”, por në dosje nuk vërtetohej asgjë rreth këtij dyshimi. Në fund, jugosllavët e kthejnë në Shqipëri te Sigurimi. Tani, kush i bie të jetë më afër zbulimit jugosllav?

/55news.al/

Modifikuar më E Enjte, 07 June 2018 18:13
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...