Nga Kastriot Dervishi
Partia e Punës e Shqipërisë, megjithëse e kishte popullin në gjendje të keqe, të rreckosur e të paushqyer, harxhonte mijëra dollarë valutë për të mbajtur partitë marksiste-leniniste në borë, apo për të ushqyer propagandën e saj kudo që të kishte mundësi. Fondi i solidaritetit që paguhej pjesërisht për një farë kohe edhe nga Kina, u përdor deri në vitin 1991. Pas këtij viti lëvizja komuniste në Shqipëri ka marrë pagesa nga jashtë vendit.
Sjellim sot në vëmendje një pagesë të bërë për propagandë ndaj një francezi për përhapjen e botimeve të PPSH-së, të cilat ishin botime krejt të pavlera, shpeshherë edhe kontradiktore me njëra-tjetrën. Lloje të tilla janë të shumta.
Vendim nr.74, datë 11.5.1977 “Mbi dhënien e një fondi prej 20.000 dollarë për propagandimin e botimeve të PPSH-së dhe lëvizjes m-l”
Sekretariati i Komitetit Qendror të PPSH, më datën 11.5.1977, vendosi:
1-Nga fondi i solidaritetit të vihet në dispozicion të publicistit marksist-leninist francez Patrick Kessel shuma prej 20.000 dollarë për propagandimin e botimeve të PPSH dhe Lëvizjes Marksiste-Leniniste ndërkombëtare.
2-Me zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sektori i Jashtëm i Komitetit Qendror të PPSH-së
Sekretari i Komitetit Qendror të PPSH