Nga Kastriot Dervishi
Gjatë diktaturën komuniste të dënuarit me vdekje janë ato për çështje politike (agjitacion e propagandë, orvatje për arratisje, diversion, spiunazh, etj) dhe ato për çështje ordinere (vrasje, grabitje, përvetësim të pronës socialiste). Pothuaj të gjithë të dënuarit me vdekje për çështje politike kanë në vullnetin e tyre të fundit fjalët “rroftë Shqipëria”.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit, por sidomos i fjalës së fundit të tyre përpara pushkatimit apo varjes, përgjithësisht, të dënuarit ordinerë janë mbështetës të Partisë së Punës. Në fjalët e tyre të fundit dallohet pikërisht edhe besnikëria ndaj Partisë së Punës. Sjell sot një rast të qershorit 1990. Një fshatar nga rrethinat e Tiranës kreu dy vrasje. Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për vrasje për motive të dobëta të dy personave dhe e dënoi me vdekje, pushkatim. Fjalët e fundit të vrasësit, para se të ndahej nga kjo jetë ishin:
“Të rrojë partia. Kam një djalë (që) ia lë amanet partisë. Gjaku im, pavarësisht se (është) gjak krimineli shkon në rrënjët e partisë”. Pra, me shumë dëshirë, personi vrasës ia dhuronte gjakun e tij Partisë së Punës, rrënjëve të saj.
Eshtrat e personit në fjalë i takojnë njërit prej personave që u gjetën në zonën e malit të Dajtit vitet e fundit. Thuhet se për këtë kategori do ketë marrëveshje propagandistike të mërkurën.