1976/“Njeriu i ri”, shoku i shkollës së mesme, denoncon Vilson Blloshmin

Hënë, 16 July 2018 18:19

Nga Kastriot Dervishi

Kishte qenë shok me Vilson Blloshmin në shkollën pedagogjike të Elbasanit. E megjithatë nuk harronte ta kallëzonte në fillimin e procedimit të tij. V.Blloshmi ishte arrestuar më 5.8.1976 e organet e hetimit kërkonin sa më shumë dëshmi për procedimin e tij. njëri prej tyre ishte edhe Samiu nga Orenja, shok klase me Vilson Blloshmin në shkollën pedagogjike të Elbasanit. Për vite me radhë ai kishte ruajtur miqësinë me Vilsonin. Madje kur bëhej një festë batalioni komunist në ato vise, vinte e flinte në shtëpinë e Vilsonit. Mirëpo, sapo mori vesh arrestimin e tij, si “njeri i ri” që ishte, nxitoi që jepte dëshminë para hetuesit Ligor Kondili më 7.10.1976. Kjo dëshmi është tipike e “njeriut të ri”, skllav i formimit të indoktrinuar nga propaganda komuniste. “Njeriu i ri” i harroi të gjitha, për partinë ai bënte gjithçka.

Kallëzimi i “njeriut të ri” (ekstrakt):

Vilsoni shpesh në biseda me mua ka folur keq për pushtetin popullor. Në dy vjetët e fundit të shkollës së mesme 1965-1966Vilsoni lidhur me problemet e letërsisë dhe të artit më fliste me simpati për letërsinë franceze...Unë më tha Vilsoni po lexoj disa shkrimtarë e më shumë më ka pëlqyer frëngjishtja e disa nga shkrimtarët si Sharl Betleri, Shati Briandi, të cilët po mundohem që të lexoj origjinalin e tyre në gjuhë frënge. Kultura perëndimore ka stadin më të lartë të zhvillimit, shumë ndryshe nga ajo e jona që nuk lejohet të studiosh shkrimtarë dekadentë si këta që të thashë”...Në muajin qershor të vitit 1975 rastësisht u takova me Vilsonin në qytetin e Librazhdit...Unë i thashë se e kaloja mirë, po i kushtohem shumë problemit të edukimit të nxënësve e sidomos mësimit, kalitjes e stërvitjes. Vilsoni më tha: “Mirë e ke, por për mendimin tim, duhet mësimi, kurse këto dy të tjerat i lodhin nxënësit, ata janë të moshave të vogla, nuk i përballojnë dot ngarkesën, ata janë akoma fëmijë, kjo direktivë duket si e nxituar nga lart”. ...Në bisedë të lirë më tregoi edhe për një fisin e tij që ka qenë i arratisur në Jugosllavi, Bardho Lekën. Më tha se ky ka qenë “trim i zoti dhe pavarësisht nga arratisja na ka inkurajuar një ndjenjë respekti. Akoma më i zgjuar dhe trim është djali i tij Genc Leka, i cili ka qenë mësues, por është pushuar. Po kështu edhe mua nuk ma dhanë të drejtën e profesionit si arsimtar duke qenë me pedagogji, meqë babai im ka qenë në burg. Kjo bëhet thjeshtë për luftë klasash. Ja kështu na mërzitën me këtë trajtim, aq sa të them si vëlla se është shumë mirë të jetosh matanë se këtej”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...