ICMP-ja, varreza e Panahorit dhe vendekzekutimi i Dajtit

E Enjte, 19 July 2018 11:09
Nga zhvarrimi i eshtrave të Mustafa Korockës (vdekur më 19.6.1977), më 29.4.2010 në varrezën e Panahorit në Ballsh. Siç shihet pranë qëndron shihja identifikuese me emrin e personit të varrosur. Nga zhvarrimi i eshtrave të Mustafa Korockës (vdekur më 19.6.1977), më 29.4.2010 në varrezën e Panahorit në Ballsh. Siç shihet pranë qëndron shihja identifikuese me emrin e personit të varrosur.

Nga Kastriot Dervishi

Në kuadër të një procesi agjitativ për t’u dukur “Kola në punë” (tashmë në disa kola), pasi ishin bërë konferenca propagandistike ku ishin kërkuar fillimisht 5 milionë e më pas 10-12 milionë euro, më 18 korrik 2018 qeveria nënshkroi marrëveshjen me Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) me qendër në Bosnjë. Qeveria mund të kontribuonte po të donte fare thjeshtë duke u marrë dëshminë trupës së persekutorëve që kanë në radhët e veta. Kjo sepse, kjo trupë “që nuk mban mend asgjë” është e lidhur fort me pushtetin e saj. Për ironi, në tavolinën e spektaklit ishte edhe gruaja e një ish komisari kufiri, e cila nëse e kishte seriozisht mund të kontribuonte me informacion familjar për këtë çështje.

Deri më sot, kanë recituar shifrën e “6 mijë të zhdukurve”, e cila është në fakt shifër sondazhi e artikuluar prej meje e të ekzekutuarve në vitet 1941-1991 (qëllimisht e kapërcejnë në vitin 1944). Jo çdo i ekzekutuar konsiderohet i humbur sepse shumë prej tyre janë varrosur në vitet 1941-1944 apo rivarrosur në vitet 1992-1996 apo edhe më pas. Ndërsa dihet se ka edhe një numër të madh të dënuarish ordinerë, nuk u tha çfarë do bëhej me eshtrat e tyre dhe a janë ata brenda apo jashtë “6 mijëshit” recitues apo jo.

ICMP ka qenë kurdoherë e gatshme të kryejë falas ADN-të që do t’i kërkoheshin nga Shqipëria. Kjo kërkesë është artikuluar qartë qysh prej vitit 2011. Deri më sot, pavarësisht se zyra e të zhdukurve është çelur në vitin 2014, nga Shqipëria nuk është dërguar asnjë mostër ADN-je në mënyrë që të krahasohet me eshtrat e mundshme të gjetura, por ama janë mbajtur fjalime që as të mallëngjejnë dot. ICMP-ja nuk ka detyrime të hapë regjistrin e të humburve apo të bëjë kërkime në terren. Në nënshkrimin e marrëveshjes binte në sy fakti i paqartësisë së madhe të pjesëmarrësve. Për ta tejkaluar këtë boshllëk të madh e çorientim që vjen nga mosnjohja fare e këtij problemi, siç njoftohet, qenkan shpallur “vende pilot”, varreza e Panahorit në Ballsh dhe vendekzekutimi i të dënuarve me vdekje në Dajt. Janë shpallur këto se i kishin të lehta si dukje si çështje. Te të dy rastet, ICMP-ja nuk do ketë ndonjë rol, sepse:

-Varreza e Panahorit, që i takon të vdekurve gjatë vuajtjes së dënimit në kampin nr.309 të Ballshit është e identifikuar sepse ka hartë, listë emërore dhe çdo i varrosur ka një shishe treguese. ICMP-ja nuk ka çfarë të gjejë sepse ky vend është i gjetur plotësisht. Kohë pas kohe, familjarë kanë tërhequr eshtrat e të afërmve të tyre. Për sa kam unë dijeni, interes për vitet e fundit kanë treguar vetëm dy familje, e të dënuarve Shaqir Manjani (vdekur më 20.11.1982) dhe Neki Bici (vdekur më 17.1.1981). Varreza e Panahorit, për ato pak të vdekur që kanë ngelur aty, nuk ka nevojë për marrëveshje ndërkombëtare, por për disa punëtorë.

-Vendekzekutimi i Dajtit ka shërbyer për ekzekutimin e të dënuarve me vdekje të rretheve Tiranë dhe Krujë në vitet 1970-1991. Zhvarrimet këtu ka nisur qysh në vitin 1992. Pothuaj të gjithë të personat e ekzekutuar për arsye politike nuk gjenden më aty. Kanë ngelur të dënuarit për krimin e vrasjes dhe përdhunimit (shpjegimi një herë tjetër). Për këtë vend duhet shtuar fakti se shumë të dënuar janë dërguar për kadavër për eksperimente mjekësore. Jam shumë kureshtar për rezultatet e eshtrave të Dajtit e për këtë mezi pres një minutazh agjitacioni për rezultatet e dala.

Në të vërtetë, “projekt pilot” duhej marrë si fillim burgu i Burrelit, si dhe disa vende të tjera, për të cilët nuk shoh se ai kanë idenë agjitatorët propagandistikë që sigurisht si gazetarë fillestarë, mendjen e kanë “te hera e parë”. Gjithashtu, procesi "i hapjes së dosjeve", nuk ka lidhje me çështjen e personave që nuk u dihet varri. I gjithë informacioni arkivor është ezauruar me kohë.  Për këtë arsye, mirë është që së paku mos t'i gënjejnë të interesuarit sepse kjo përveçse tallje nuk është gjë tjetër. 

Modifikuar më E Enjte, 19 July 2018 12:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...