22 vite burgim dhe një vizatim i bërë në burgun e Tiranës

E Enjte, 26 July 2018 18:39
Vizatimi i të burgosurit në burgun nr.5 të Tiranës n; vitin 1945 Vizatimi i të burgosurit në burgun nr.5 të Tiranës n; vitin 1945

Nga Kastriot Dervishi

Ndër raste e veçanta kur një i dënuar politik vizaton veten pas hekurave të burgut. Një amanet i vjetër për familjen qëndronte brenda një dosje qysh nga viti 1945, pas dhënies së dënimit nga gjykatat ushtarake. Duke vendosur veten pas hekurave të burgut të ri të Tiranës, Islam Seferi ka përcjellë një mesazh të thjeshtë nëpërmjet një grafie për t’u marrë shembull. Kjo skicë e bërë në burg është një gjë e çmuar që vjen si prova më e mirë prej kohe vuajtjesh e mundimesh.

Burgimi i parë

Islam Seferi, i vitlindjes 1916, tregtar tiranas, për “ndjenja zogiste” u arrestua më 16.11.1944, një ditë përpara se komunistët të vendosnin pushtetin zyrtarisht në Tiranë. Përpara komisionit të “krimeve”, Islam Seferi pohonte se ishte tregtar dhe se ushtronte këtë zanat duke u marrë edhe me riparime penash stenografike. Në Legalitet kishte marrë pjesë qysh në krijimin e kësaj organizate në vitin 1943. Në procesin e nisur në 30.5.1945 në Gjykatën Ushtarake të Krahinës Ushtarake të Korpusit I me kryetar nënkolonel Bilbil Klosin, me anëtarë Ismail Çaushin dhe Argjir Lipivanin, me praninë e prokurorit major Gjon Banushi, Islam Seferi u akuzua se kishte qenë një simpatizant i thjeshtë i Legalitetit dhe shpërndarës i organit të saj, gazetës “Atdheu”. Kaq ishte e gjithë çështja që i referohej gjykatës së drejtuar nga Klosi për të dhënë dënim. I pandehuri megjithëse dilte në gjyq, prapë nuk e mohonte se Zogun e donte, ndërsa Abaz Kupin nuk e njihte (d.m.th. nuk kishte shoqëri). Si “armik i popullit” u dënua më 12.5.1945 me 20 vjet burg e konfiskimin e pasurisë. Nga burgimi i parë u lirua në vitin 1956.

Dënimi i dytë

Më 21.12.1963, në ditën e përkujtimit të lindjes së Stalinit, Islam Seferi, asokohe 47 vjeç, akuzohej për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Islam Seferi akuzohej se qysh gjatë luftës kishte qenë me ndjenja zogiste. Hetuesi Pandeli Përmeti me miratimin e prokurorit, akuzonte se i pandehuri kishte folur mirë për regjimin e kaluar të Zogut. Pas prishjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Sovjetik, i pandehuri kishte shpresuar se vendi do kalonte nën një regjim të ri perëndimor, gjë që e kishte shprehur para dëshmitarëve të shumtë. Me vendimin nr.10, datë 7.4.1964 Gjykata e Qarkut Tiranë e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 10 vjet burgim. U lirua nga burgu më 10.8.1973.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...