Fotografia në Bari të Italisë në vitin 1934, E.Hoxha heq nipin dhe motrën

Diel, 29 July 2018 13:26

Nga Kastriot Dervishi

Në vitet 1930-1934 Enver Hoxha ishte formalisht me bursë të Mbretit Zog student në Francë. Duhej të studionte për biologji, por në fakt nuk dha asnjë provim. Regjimi i Mbretit Zog madje nuk i kërkoi sipas ligjit të kohës të kthente paratë mbrapsht. Ishte fare e thjeshtë, koha e qëndrimit të Enver Hoxhës nuk lidhej me kurrfarë shkollimi, por për depërtimin në radhët e organizatës antizogiste Bashkimi Kombëtar, me kredencialin si kunat i antizogistit tradicional që jetonte në Bari të Italisë, për interes të Zyrës Sekrete. Sa herë që shkonte në Francë, Enver Hoxha ndalonte në Bari të Italisë, pranë kunatit. Pikërisht fotoja origjinale e tregon me të motrën Fahrien dhe nipin e vogël. Mirëpo, kur doli libri “Vite të rinisë”, nipi dhe motra kanë fluturuar nga fotografia, ndërsa vendi i fotos paraqitet sikur është në Francë, në mënyrë që të jepet ideja e një studenti serioz atje. Pas pushtimit fashist të 7 prillit 1939, Enver Hoxha shkoi e qëndroi 3 muaj në Itali, duke ndaluar për herë të fundit në shtëpinë e Bahri Omarit.

Modifikuar më Diel, 29 July 2018 13:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...