1949/Miratimi i ekzekutimeve të Mirditës

Tuesday, 21 August 2018 18:14

Nga Kastriot Dervishi

Pasi vendimi i gjykatës ishte i formës së prerë, më 17.8.1949 kryetari i Gjykatës së Lartë Ushtarake nënkolonel Biblil Klosi, njofton Ministrinë e Mbrojtjes Kombëtare,  se asnjë prej të dënuarve nuk lidhej me aksionin e vrasjes së Bardhok Bibës, por në gjykimin e tij ishin “strehues, ndihmësa e bashkëpunëtorë direkt ose indirekt me bandën e kriminelëve të arratisur që ndodhen në arrati në krahinën e Mirditës”. Pra asnjë i akuzuar drejtpërdrejt. Menjëherë, brenda ditës Ministria e Mbrojtjes Kombëtare me nënshkrimin e zëvendësministrit, gjeneral-major Hysni Kapo kthen përgjigje se ishte dakord me opinionin e Bilbil Klosit. Kësisoj në kohë rekord, Presidiumi i Kuvendit Popullor, zhvilloi mbledhjen e nr.270 të datës 17.8.1949, në orën 12.00. Në mbledhje u kopjuan fjalët e Bilbil Klosit dhe lutjet nuk u morën parasysh. Të nesërmen u kryen ekzekutimet.