Azem Hajdarin e vrau qeveria e Partisë Socialiste

Tuesday, 11 September 2018 18:24

Në prag të 20-vjetorit të ndarjes nga jeta të liderit të lëvizjes së dhjetorit 1990, Azem Hajdari, katër herë i zgjedhur deputet në vitet 1991, 1992, 1996, 1997,  kujtojmë disa fakte historike:

-Vrasësit e Azem Hajdarit ishin të gjithë me uniforma policie.

-Ata ishin me bindje socialiste dhe nuk përmbushnin asnjë kriter për të qenë oficerë policie. Madje disa kishin qenë të burgosur më parë për faje ordinere.

-Në shkurt 1998, Kuvendi Popullor i mbizotëruar nga Partia Socialiste i hoqi imunitetin Azem Hajdarit.

-Në qershor 1998 iu bë një pritë e organizuar në Tropojë, nga i njëjti grup që realizoi vrasjen.

-Ndonëse emri i vrasësit kryesor u bë i njohur qysh natën e vrasjes, qeveria socialiste e hoqi shpejt kërkimin ndaj tij. Bashkëidhur shihni si hiqet nga kërkimi i akuzuari kryesor i kësaj ngjarjeje.

 

Modifikuar më E mërkurë, 12 September 2018 17:40