1947/Masakrimi i fotos së hekurudhës së parë

Premte, 28 September 2018 18:37

Nga Kastriot Dervishi

Në vitin 1947 nisi puna për atë që u quajt “hekurudha e parë shqiptare”, Durrës-Peqin. Kjo është ceremonia e zhvilluar në Durrës. Vini re çfarë lëvizshmesh të mëdha ka nga origjinali (sipër) te fotoja e një albumi të viteve ’70. Enver Hoxha është në bisedim të ëmbël me Koçi Xoxen. Te albumi është hequr. Ka ngelur vetëm. Ëmbëlsinë nuk dihet kujt ia tregon. Nga ana e djathtë është hequr Bedri Spahiu. Masakrimi i fotos është i thellë, por dhe oficerët dhe civilët (besohet disa jugosllavë mes tyre) nga të dy krahët e fotografisë janë hequr, përfshi edhe ministrin sovjetik në Tiranë Çuvakin.

Login to post comments