Doktori sovjetik: Trebeshina me sindromë, nuk mund të vazhdojë studimet

Premte, 26 October 2018 18:49

Nga Kastriot Dervishi

Në fillim në vitit 1950, kërkesat e Kasem Trebeshinës për largim nga instituti i lartë janë shtuar. Praktika e largimit të tij nga instituti vijon me një vizitë te mjeku dhe dy kërkesa të tjera drejtuar legatës shqiptare në Moskë.

***

Zoti Kasem Trebeshina vizitoi Poliklinikën speciale “UPDK 24” më 27 shkurt 1950 dhe u ekzaminua nga profesori neurolog Kulkov.

Diagnoza: Sindroma stenovegetativ të një karakteri psikopatologjik të tipit të ideve fikse.

Konkluzioni: Sipas sferës intelektuale psikike sot për sot studimi i mëtejshëm nuk është i mundur.

Drejtori i Poliklinikës speciale

Rabonov D.V.

***

Legatës shqiptare

(Për Ministrinë e Arsimit)

Moskë

I nënshkruari Kasem Trebeshina paraqes sa më poshtë vijon:

Disa muaj më parë kam paraqitur një lutje, përgjigjen e së cilës akoma nuk e kam marrë.

Lutem që çështjes t’i jepet një përfundim mbasi i nënshkruari deklaroj se nuk jam i aftë t’i shërbej me asnjë punë popullit dhe partisë. Si rrjedhojë, duke i njohur ligjet e shtetit, jam gati të kalon në dispozicion të Prokurorit të Shtetit.

Mbetem me shpresë se lutja ime do të merret parasysh.

Moskë 27.2.1950

***

Legatës shqiptare, Moskë

I nënshkruari Kasem Trebeshina paraqes sa më poshtë vijon:

Në bazë të urdhrit të dhënë prej asaj legate, nisem për në qytetin e Leningradit, por deklaroj se mësimet nuk jam në gjendje t’i vazhdoj, asnjë përgjegjësi të karakteri nuk marr mbi vete.

Moskë 28.2.1950

(vijon)

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...