Temat e gradave shkencore gjatë komunizmit dhe falsiteti i një inteligjencie

E Enjte, 01 November 2018 18:28

Kastriot Dervishi

Çështja e plagjiaturave të kohëve të sotme, pra e punëve pa mundim në kërkim të një pune apo emri të mirë në shoqëri, më kujton shpesh gradat shkencore gjatë komunizmit me tema ideologjike e shumë të politizuara. Gjëra të gatshme, të sajuara, e aspak shkencore. Shumë prej autorëve të këtyre temave, asnjëherë nuk hoqën dorë prej tyre, por u përshtatën edhe pas ndryshimeve demokratike. Kam përzgjedhur një grup temash që kanë shërbyer kryesisht për marrjen e gradave shkencore. Duke mos pasur emrat si qëllim, por përmbajtjen e temave, ato paraqiten me iniciale.

Pllakate pa vit

-C. Ç. “Ta shkatërrojmë plotësisht bllokadën imperialiste revizioniste”, pa vit, pllakat.

-T. J. “Shok sa e realizove normën sot?”. Pllakat.

-T. J. “T`i sigurojmë ushtrisë sa më shumë pambuk”. Pllakat.

-T. J. “Zbato 7 pikat e kodit agroteknik”. Pllakat.

Vitet 1970 - 1980

-B. J. “Romani shqiptar i realizmit socialist për luftën nacionalçlirimtare në vitet 50 – 60”, tezë disertacioni për gradën “Kandidat i Shkencave”, Tiranë 1979, 232 faqe.

-F. Xh. “Lindja dhe konsolidimi i pushtetit demokratik popullor në Shqipëri në vitet e luftës antifashiste nacionalçlirimtare” (dy pjesë). Për “Doktor i Shkencave Historike”.

-H. H. “Vija e partisë dhe përvoja e PPSH-së për edukimin ateist - shkencor të popullit”. Për gradën “Doktor i Shkencave Filozofike”.

-H. O. “Revizionizmi sovjetik dhe degjenerimi i Bashkimit Sovjetik në socialimperializëm”. Tezë disertacioni për gradën “Kandidat i Shkencave”, 194 faqe. Shkolla e lartë e partisë “V.I. Lenin”.

-K. V. “Kritika e thelbit antimarksist të koncepteve filozofike të maocedunidesë”, 232 faqe. Për shkallën e kualifikimit pasuniversitar.

-K.S. “Disa probleme të zbatimit të parimit të mbështetjes në forcat e veta në fushën e ekonomisë”, Tiranë 1980, për “Kandidat i Shkencave Ekonomike”.

-Ll, I. “Disa problemi të dialektikës në veprat e shokut Enver Hoxha”, 160 faqe, për shkallën e parë të kualifikimit.

-T. J. “Mirëqenia morale e kulturore në RPSSH është mirëqenie për të gjithë punonjësit”. Disertacion për shkallën e parë të kualifikimit , 256 faqe.

-V. P. “Probleme të forcimit të përmbajtjes ideologjike të lëndës fizike në shkollën e mesme”, për “Kandidat i Shkencave Pedagogjike”, 196 faqe, 196 faqe.

-Z. K. “Mbeturinat në ndërgjegjen e njerëzve, shfaqje të psikologjisë e të ideologjisë së huaj”, 211 faqe. Për “Kandidat i Shkencave”.

Vitet 1981 - 1982

-B. K. “Lindja dhe formimi i realizmit socialist në letërsinë shqiptare”. Për “Doktor të Shkencave Filozofike”, 297 faqe.

-B. P. “Marrëdhëniet e këmbimit në socializëm dhe përvoja e tyre në RPSSH”. Në kërkim të “Doktor i Shkencave Ekonomike”, 330 faqe. SEKRET.

-G. M. “Mbi kuptimin dhe forcimin e mëtejshëm të përmbajtjes ideologjike të lëndës së matematikës”, 147 faqe, Tiranë 1981. Temë disertacioni për shkallën e parë të kualifikimit.

-B. Sh. “Internacionalja III dhe lufta kundër oportunizmit të djathtë e të “majtë” brenda dhe jashtë radhëve të saj”. Studimi mbështetet në dokumentet e Kominternit. Për “Doktor Shkencash”, 645 faqe. ISML.

-B. B. “Kontributi i PPSH dhe i shokut Enver Hoxha në fushën e teorisë të praktikës së planifikimit socialist”. Disertacion për “Doktor i Shkencave Ekonomike”, 385 faqe. SEKRET.

-B.Th.. “Krizat ekonomike dhe veçoritë e zhvillimit të krizës në kushtet e kapitalizmit bashkëkohor” (nën dritën e teorisë marksiste – leniniste). Për “Kandidat i Shkencave”.

-H. A. “Një vështrim mbi disa aksione e lëvizje revolucionare si dhe vlerat edukative të tyre”. Për “Kandidat i Shkencave Pedagogjike”.

-H.B. “Përvoja nga PPSH dhe shoku Enver Hoxha i mendimit ekonomik mbi mirëqenien e masave tona punonjëse dhe komponentët e saj në socializëm”. Për “Kandidat i Shkencave Ekonomike”, 255 faqe.

-L. N. “Probleme të oborrit kooperativist në lidhje të ngushtë me krijimin dhe zhvillimin e sistemit socialist kooperativist në fshat”, 307 faqe, për “Doktor të Shkencave Ekonomike”. ISML.

-M. V. “Lufta e PPSH-së kundër ndërhyrjes  dhe presioneve të revizionistëve hrushovianë ndaj partisë dhe vendit tonë. 1954 - 1962”. Për “Doktor i Shkencave Historike”.

-T. S. “Probleme të drejtimit dhe të organizimit në llogaritjen dhe në efektivitetin e veprimeve ekonomike prodhuese të ndërmarrjeve socialiste”. Për “Kandidat i Shkencave Ekonomike”.

Viti 1983

-C. S. “Neokolonalizmi dhe kriza e tij, shprehje e thellimit të krizës së përgjithshme të kapitalizmit”, 318 faqe. Për “Kandidat i Shkencave”.

-Ç. M. “Organizimi politik i shoqërisë. Roli i tij gjatë ndërtimit të socializmit”. “Kandidat i Shkencave”, 277 faqe.

-Ç. D. “Revolucioni tekniko – shkencor dhe roli i tij për thellimin e kontradiktave të kapitalizmit bashkëkohor, nën dritën e teorisë marksiste – leniniste dhe shokut Enver Hoxha”. “Kandidat i Shkencave”.

-D. K. “Lufta e Partisë së Punës së Shqipërisë për transformimin socialist të zejtarëve, për zhvillimin e kooperativave të artizanatit dhe shndërrimin e pronës së tyre në pronë të të gjithë popullit. 1946 – 1969”. Për “Kandidat i Shkencave”.

-D. Xh. “Masat e Partisë për revolucionarizimin e diktaturës së proletariatit në vitet 60-të dhe rëndësia e tyre për zhvillimin e pandërprerë të revolucionit dhe ndërtimit me sukses të socializmit në vendin tonë”. Për “Kandidat i Shkencave”.

-J. A. “Forcimi dhe demokratizimi i pushtetit popullor 1944 – 1948”. Për “Kandidat i Shkencave historike”. Autorefererati 15 faqe.

-K. N. “PPSH dhe shoku Enver Hoxha mbi thellimin e procesit të ekspansionit imperialist e socialimperialist dhe mbi luftën e popujve kundër tij”. Për “Kandidat i Shkencave”, 311 faqe.

-K. M. “Mësuesi në epokën e Partisë për edukimin komunist të brezit të ri. Për “Kandidat i Shkencave Pedagogjike”, 282 faqe.

-M. R. “Lufta e klasave në letërsi e arte në periudhën e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste”. Për “Doktor i Shkencave”, 371 faqe. ISML.

-M. B. “Kursi oportunist i Partisë Komuniste Kineze, për probleme të shtetit e të diktaturës së proletariatit”. Për “Kandidat i Shkencave”, 217 faqe. ISML,

-S. A. “Edukimi ideo-politik i komunistëve dhe i masave gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Për “Kandidat i Shkencave”, 258 faqe.

-Sh. G. “Thellimi i luftës së klasave në Shqipërinë e mesme më 1914 – 1915”. Për “Doktor i Shkencave”, 452 faqe.

-Sh. I. “Rritja e akumulimit dhe e përdorimit me efektivitet i tij, shprehje e zbatimit të parimit në forcat e veta”. SEKRET. Për “Kandidat i Shkencave Ekonomike”. 217 faqe. ISML.

Viti 1984

-D. D. “Romani historik në letërsinë shqiptare të realizmit socialist. Për “Kandidat i Shkencave Filologjike”. 214 faqe.

-F., N. “Lufta dhe përvoja e organizatës së partisë së Tiranës për forcimin e përtëritjes shoqërore për pranimet, shtrirjen dhe shpërndarjen e forcave të saj në periudhën e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste. 1960 – 1980”. Për “Kandidat i Shkencave”, 240 faqe.

-K. N. “Disa probleme të revolucionit në ditët tona dhe kritika kundër pikëpamjeve të revizionistëve sovjetikë”. Për “Kandidat i Shkencave Filozofike”, 204 faqe.

-P. K. “Monopolet ndërkombëtare, leva të imperializmit e socialimerializmit për ekspansion e skllavërimin e popujve”. Për “Kandidat i Shkencave”, 265 f.

-S. J. “Lufta e PKSH kundër pikëpamjeve elementeve dhe grupeve armiqësore në gjirin e saj në periudhën 1941 – 1943”. Për “Kandidat i Shkencave”. SEKRET. ISML

-T. A. “Lufta e organizatës së partisë së Rrethit të Tiranës për emancipimin e plotë të gruas në vitet 1965 – 1980”. Për “Kandidat i Shkencave Historike”, 212 faqe.

-Xh. Q. “Zbatimi nga PPSH (sot PPSH) i parimit të mbështetjes në forcat e veta gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Për “Kandidat i Shkencave”, 228 faqe.

-Z. Sh. “Studimi për përmirësimin e treguesve tekniko - shfrytëzues të parkut automobilistik dhe përdorimi i tij në kushtet e vendit tonë”. SEKRET. Për “Kandidat i Shkencave Teknike”. 210 faqe.

Viti 1985

-B.A. “Vendosja dhe zhvillimi i pronës socialiste në RPSSH”. Për “Kandidat i Shkencave Ekonomike”. SEKRET. 222 faqe.

-D. I. “Probleme të zbatimit dhe të zhvillimit të teorisë marksiste – leniniste të riprodhimit në praktikën e ndërtimit socialist në RPSSH”. SEKRET. Për “Doktor i Shkencave Ekonomike”.

-D. K. “Probleme të thellimit të luftës së klasave kundër ndikimeve fisnore në jetën e partisë në fshat”, 125 faqe. Disertacion. Shkolla e Partisë.

-G. A. “Kritika e pikëpamjeve të historiografisë revizioniste sovjetike për disa probleme të Luftës së Dytë Botërore”. Për “Kandidat i Shkencave Historike”, 183 faqe.

-G. K. “Disa drejtime të mendimit etik marksist – leninist të PPSH-së dhe të luftës së saj për edukimin e njeriut të ri me tiparet e moralit komunist në etapën e tanishme”. Për “Kandidat i Shkencave”, 223 faqe.

-M. L. “Dialektika e së resë dhe e së vjetrës në jetën shpirtërore të shoqërisë, shprehje e luftës klasore ideologjike në vitet e revolucionarizimit të mëtejshëm të jetës së vendit. Për “Kandidat i Shkencave Filozofike”, 192 faqe.

-M. Y. “Rendi i demokracisë popullore në Shqipëri si shtet i diktaturës së proletariatit në vitet 1944 – 1948”. Për “Kandidat i Shkencave”, 281 faqe. 

 

Viti 1986

-F. V. “Probleme të kalimit të pronës së grupit, në pronë të të gjithë popullit dhe përsosjes së marrëdhënieve financiare që lindin”. Për “Kandidat i Shkencave”, 140 faqe. SEKRET.

-H. H. “Riprodhimi i zgjeruar i fuqisë punëtore dhe disa probleme të efektivitetit të punës së gjallë në bujqësi në fshatin e Tiranës. Për “Kandidat i Shkencave”, 380 faqe. ISML. SEKRET.

-H. B. “Eksperimentimi i kapitalist – mjet për rritjen e shfrytëzimit neokolonalist, burim për ashpërsimin e kontradiktave të kapitalizmit”, 235 faqe. Për “Kandidat i Shkencave”, 235 faqe.

-L. A. “Probleme të të ardhurave kombëtare të krijuara në kooperativa bujqësore të rrethit të Tiranës dhe të shpërndarjes së tyre”. Për “Kandidat i Shkencave”, 196 faqe. SEKRET.

-M. N. “Lufta e klasave në rrethin e Fierit gjatë periudhës 1944 – 1948”. Për “Kandidat i Shkencave”.

-M.A. “Lufta e fshatarësisë kundër shfrytëzimit çifligaro – borgjez, qëndrimi i klasës sociale ndaj saj në periudhën e regjimit zogist”. Për “Kandidat i Shkencave”, 287 faqe.

-N. S. “Niveli i intensifikimit të prodhimit dhe i efektivitetit ekonomik në ndërmarrjet bujqësore në RPSSH”. Për “Kandidat i Shkencave”, 166 faqe. SEKRET.

-P. R. “Lufta dhe përvoja e partisë për zbatimin e vijës së masave në qeverisjen e vendit në etapën e ndërtimit të socializmit të vendit”. Për “Kandidat i Shkencave Historike”.

-Sh. I. “Militantizmi i ekonomisë, shprehje e thellimit të krizës së përgjithshme të kapitalizmit”. Për “Kandidat i Shkencave”, 222 faqe.

-T. Dh. “Probleme të riprodhimit të popullsisë në fshat dhe të zënies së saj me punë në rrethin e Elbasanit”. Për “Kandidat i Shkencave”, 328 faqe. SEKRET.

-T. N. “Haiti dhe rrugët e shmangies së tij në gjuhën shqipe”. Për “Kandidat i Shkencave”. SEKRET.

-Z. M. “Lufta e klasave në qarkun e Korçës gjatë viteve 1944 – 1948”. Për “Kandidat i Shkencave”, 225 faqe. Shkolla e partisë.

-C. B. “Kritika e teorisë politike që justifikon karakterin agresiv social – imperialist të politikës së jashtme aktuale të BS”. “Kandidat i Shkencave”, 175 faqe.

-Gj. S. “Lufta dhe përvoja e PPSH-së për përballimin e agresionit ideologjik në kushtet e rrethimit imperialist – revizionist”, 162 faqe, disertacion.

-M. A. “Papunësia masive kronike, shprehje e kalbëzimit të botës kapitaliste”. Për “Kandidat i shkencave”, 259 faqe.

-M. N. “Probleme aktuale të lidhjes së Partisë me masat”, 166 faqe. Për “Kandidat i Shkencave”.

-P. Gj. “Politika dhe përvoja e partisë për forcimin e aleancës së klasës punëtore me fshatarësinë në vitet 1945 – 1950”. Për “Kandidat i Shkencave Historike”, 232 faqe.

-Z. F. “Personaliteti i njeriut tonë të ri në sistemin e marrëdhënieve të shoqërisë sonë socialiste”. Për “Kandidat i Shkencave Filozofike”, 191 faqe.

 

Viti 1988

-B. S. “Roli i shtetit dhe i së drejtës socialiste shqiptare në realizimin e funksionimin e luftës së klasave shfrytëzuese dhe të gjithë armiqve të tjerë”. Për “Kandidat i Shkencave”. SEKRET.

-Ç. R. “Lindja dhe formimi i letërsisë shqiptare të realizmit socialist për fëmijë”. Për “Kandidat i shkencave”, 252 faqe.

-H. Gj. “Diversiteti politik dhe ideologjik i Vatikanit kundër Shqipërisë”, 210 faqe. Për “Kandidat i Shkencave Filozofike”.

-H. N. “Probleme të përsosjes së organizimit të punës në brigadat e përhershme të prodhimit të bimëve të arave në zonën e intensifikuar me përparësi”. Për “Kandidat i Shkencave Ekonomike”. 168 faqe. SEKRET.

-V. A. “Organizmat financiar – ndërshtetërorë, shtyse të neokolonializmit për shtypjen e popujve”, 245 faqe. Për “Kandidat i Shkencave”. 

 

Viti 1989

-A. K. “Dialektika e ndërgjegjes socialiste dhe formimi i njeriut të ri”, 346 faqe. Për “Doktor i Shkencave”.

-D. G.. “Revolucionarizimi i partisë dhe përsosja e rolit të saj udhëheqës në etapën e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste. 1960 – 1976”. Për “Kandidat i Shkencave”, 256 faqe.

-H. M. “Ndihmesa e PPSH-së dhe e shokut Enver Hoxha mbi bazat psikologjike të procesit mësimore – edukativ”. Për “Kandidat i Shkencave”.

-I. Sh. “Shtimi i radhëve të Partisë me kooperativistë, problem aktual për forcimin e rolit të saj udhëheqës në rendin socialist”. Për “Kandidat i Shkencave”, 151 faqe.

-Q. Th. “Pedagogjia marksiste – leniniste ndaj zhvillimit të diferencuar të nxënësve”. Për “Kandidat i Shkencave”.

-S. E. “Problemet estetike në mendimin teorik të shokut Enver Hoxha”. Për “Kandidat i Shkencave”, 129 faqe.

-Ll, R. “Përvoja e problemeve aktuale të zhvillimit të luftës së klasave në rrethin e Gjirokastrës. Për “Kandidat i Shkencave”. SEKRET

-M. Xh. “Përvoja e Partisë dhe kontributi i shokut Enver Hoxha për të mbajtur të pastra radhët e saj”. Për “Kandidat i Shkencave”, 185 faqe.

-N. P. “Bashkëpunimi dhe rivaliteti imperialist në marrëdhëniet midis SHBA dhe Evropës perëndimore. 1957 – 1985”. Për “Kandidat i Shkencave”, 261 faqe.

-P. S. “Materializmi historik si sociologji shkencore dhe lufta e sotme ideologjike”. Për “Doktor i Shkencave”, 293 faqe.

-B. A. “Aspekte të mekanizmit të perestrojkës në Bashkimin Sovjetik”. Për “Kandidat i Shkencave Ekonomike”, 191 faqe.

-K. R. “Aspekte të mekanizmit valutor të botës kapitaliste dhe mundësitë e shfrytëzimit të tij për interesa të ekonomisë sonë. Për “Kandidat i Shkencave”, 163 faqe.

-K. Sh. “Problemi i tjetërsimit në rrugën e Marksit drejt materializmit”, 178 faqe. Disertacion për shkallën e parë të kualifikimit pasuniversitar.

-M. E. “Politika dhe përvoja e PPSH-së për ngritjen e nivelit tekniko – profesional, arsimor dhe kulturor të klasës punëtore në vitet 1960 – 1985”. Për “Kandidat i Shkencave”, 147.

-N. M. “Vendi dhe roli i inteligjencës në fshat për rritjen e prodhimit, gjallërimin e jetës politike kulturore dhe përmirësimi e mënyrës së jetesës. Për “Kandidat i Shkencave”. ISML, 150 faqe.

-P. A. “Patriotizmi socialist – forcë e madhe lëvizëse për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste”. Për “Kandidat i Shkencave”, 175 faqe.

-S. M. “Mendimi teorik i shokut Enver Hoxha, bazë metodologjike e Shkencave për zhvillimin e arsimit popullor. Nëntor 1944 – nëntor 1948. “Kandidat i Shkencave”.

Modifikuar më E Enjte, 01 November 2018 18:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...