1951/Dënimi me burgim i 15 vjeçarit për arratisje nga kampi i Tepelenës

Premte, 09 November 2018 18:27
Njoftimi i parë mbi largimin e Sazanit nga kampi (emri shkruhet gabim), si dhe pjesë e vendimit të gjykatës ushtarake që e dënoi atë Njoftimi i parë mbi largimin e Sazanit nga kampi (emri shkruhet gabim), si dhe pjesë e vendimit të gjykatës ushtarake që e dënoi atë

Nga Kastriot Dervishi

Hysni Dema ish komandant i përgjithshëm i xhandarmërisë shqiptare, si kundërshtar i regjimit komunist u largua nga Shqipëria. Për këtë arsye, në shtator 1945, familja e tij, gruaja Vasfije dhe fëmijët: Aliu, Vera, Tefta, Sazani dhe Rudina u internuan në kampin e Beratit, për t’u zhvendosur 4 vjet më vonë më vonë në kampin e Tepelenës. Njëri prej fëmijëve, Sazan Dema, lindur më 27.12.1935, në moshë të re, u dënua me burgim për largim nga kampi i internimit dhe u akuzua për tentativë arratisje, pavarësisht se u ndalua në Tiranë. Në kohën e largimit, në mars 1951, kampi i Tepelenës, që ende nuk kish marrë numrin nr.4, gjendeshin 1853 të internuar (393 burra, 388 gra dhe 200 fëmijë). Më 1.3.1951 Sazani u largua nga kampi duke ecur herë në këmbë e herë me makina rasti për në Tiranë. Pikërisht në kryeqytet, ai arrestohet” më 8.3.1951 dhe akuzohet për arratisje. Në Tiranë ka shkruar te shtëpia e motrës e cila ishte martuar me një italian që punonte mekanik në fermën “Ylli i Kuq” të Kamzës. Prokurori ushtarak i tha gjykatës se kishin përballë një “këlysh të kriminelit Hysni Dema”, që sipas tij edhe në gjyq, paraqitej “armik e dinak i pushtetit popullor”. Për këtë ai kërkonte që i riu të dënohej me 5 vjet burg të cilën duhej ta vuante nëpërmjet punës së detyruar. Prokurori në aktakuzën e tij hidhte dyshimin se largimi nga vendi i internimit ishte bërë për dy arsye: për të vendosur lidhje “agjenturore” me burrin e motrës që ishte italian dhe së dyti për të shkruar në Greqi te babai i vet i arratisur (arratisje në Greqi nga Tirana d.m.th!). Çështja u trajtua si me rëndësi dhe u shqyrtua nga Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e përbërë prej kapiten II Arqile Toska, toger Guri Qafëzezi dhe nëntoger Kristaq Dhimitri, duke pasur pranë prokurorin nëntoger Fehmi Galanxhi. Me vendimin nr.62, datë 17.5.1951, gjykata e deklaroi fajtor adoleshentin dhe e dënoi në bazë të nenit 4 të ligjit nr.372, datë 12.12.1946, me 4 vjet burg dhe heqjen për 2 vjet të të drejtës zgjedhore (të cilën nga mosha e re nuk e kishte). Gjykata arsyetonte se 15 vjeçari nuk kishte mbajtur qëndrim të mirë gjatë qëndrimit në kampe. Dokumentet thonë se Sazan Dema vuajti 3 vjet e 10 muaj burgim, dënim që e ndërpreu më 8.1.1954. Megjithatë, ai diti të arratisej për herë të dytë e të përfundonte në tokën e lirisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, shumë vite më pas, ai do të ishte pjesë e luftës së trupave amerikane që luftuan në Vietnam. Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Ai e kishte provuar më shumë se kushdo se çfarë ishte komunizmi.

Modifikuar më Premte, 09 November 2018 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...