Nga Kastriot Dervishi
Lufta në Europë kish mbaruar qysh më 9 maj 1945. Mirëpo partizanët nga Shqipëria qëndruan deri në dhjetor të atij viti në trevat shqiptare në Jugosllavi. Të përdorur si kurrë më parë në shërbim të pushtetit jugosllav, koha u dilte dhe u tepronte. Sipas një procesi tjetër penal, partizanët e divizionit të 6-të sulmonjës flinin edhe dyshe. Kjo sillte keqkuptime, por edhe veprime që binin në kundërshtim me moralin. Ngjarja e spikatur u ndodhi partizanëve më 1 gusht 1945. Duke qenë i vendosur në Ohër, këshilli i gjyqit ushtarak të divizionit të 6-të, mori vendimin e dënimit me 40 vjet burg të një partizani sepse thuhej se kishte shkaktuar “kurvëri në rreshtat e ushtrisë nacionalçlirimtare”. Në seancën gjyqësore, partizani i dënuar shpjegon me detaje procedurën e kurvërisë, krejt e papërshtatshme dhe etike për t’u cituar në ligjëratë të drejtë.