Kryeministri italian Musolini ishte edhe ministër i 9 ministrive

Premte, 18 Janar 2019 17:42

Benito Musolini ishte kryeministri i Italisë në vitet 1922-1943. Ai vendosi një regjim totalitar në Itali, rendin fashist. Gjatë kohës që drejtoi Partinë Fashiste dhe ekzekutivin italian, ai ishte edhe drejtues i 9 ministrive në kohë të ndryshme. Në këto ministri ishte nënsekretarët e shtetit si mëkëmbës të tij

Ministritë që drejtoi kryeministri Musolini ishin:

1-Ministër i Punëve të Jashtme: 1922-1929, 1932-1936

2-Ministër i Aeronautikës: 1922-29, 1932-1936

3-Ministër i Afrikës italiane: 1937-1939

4-Ministër i Kolonive: 1924

5-Ministër i Korporatave: 1925-1929, 1932-1936

6-Ministër i Luftës: 1925-29, 1933-1943

7-Ministër i Punëve të Brendshme: 1922-1924, 1926-1943

8-Ministër i Punëve publike: 1929

9-Ministër i Marinës: 1937-1943

Login to post comments