Fëmijë duke brohoritur për Jugosllavinë e mareshalin Tito

Tuesday, 22 Janar 2019 17:32

Nga Kastriot Dervishi

Fotografia është e vitit 1945. Në qytetin ku komunizmi do bënte goditjen më të madhe, në Shkodër, fëmijët e vegjël detyrohen të brohorasin për Jugosllavinë federative. Mbi godinën që shihet janë shkruar fjalët “Rroftë Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar Shqiptar”, “Rroftë Fronti Nacionalçlirimtar”, ndërsa në parullën e madhe “Rroftë Jugosllavia federative dhe mareshali Tito”. Fëmijët kanë në mënyrë uniforme revistën “Pionieri”. Skena të tilla zhvilloheshin në të gjitha qytetet e Shqipërisë, por deri në ditët tona ka mbërritur një numër i vogël fotografish. 

Login to post comments