Drejtorët e Sigurimit të Shtetit në MPB: 3 u pushkatuan, 2 u bënë bashkëpunëtorë, 4 u burgosën, 2 punuan në SHISH

Tuesday, 29 Janar 2019 17:38
Vula e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB në vitin 1957 Vula e Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit në MPB në vitin 1957

Nga Kastriot Dervishi

Të dhëna të drejtorëve të drejtorive të Sigurimit të Shtetit në MPB. Po ndaj me publikun një statistikë të përgjithshme të llojit krahasues që lidhet me drejtuesit e lartë të armës famëkeqe politike të Partisë së Punës brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme. Statistika nuk përfshin titullarët e kohës kur sigurimi i udhëheqjes dhe zbulimi politik u bënë nga degë në drejtori. D.m.th. statistika i drejtohet Drejtorisë së Parë, e cila mori këtë emër në vitin 1966, por ka qenë thelbi i veprimtarisë së organeve të Sigurimit. Studimi i takon 16 drejtorëve. Edhe drejtuesit u bënë viktima të regjimit që vetë ngritën me aq pasion e ligësi. Për turpin e këtij shteti, kjo kategori krejt e paaftë dhe e pavlefshme shërben edhe sot në detyra të larta shtetërore. Shihni shifrat shqiptare në lidhje me arsimin dhe pasojat.

-Niveli arsimor: 5 me fillore, 3 të mesme të pambaruar, 5 të mesme, 1 me kurs sigurimi, 2 shkolla e lartë e MPB-së, profili sigurim, 1 i lartë

-Ekzekutuar me vdekje me vendim gjykate: 3

-U bënë bashkëpunëtorë: 2

-U dënuan dhe u burgosën nga vetë regjimi: 4

-U dënua për gjenocid pas vitit 1992: 1

-Punuan në SHISH në vitet 1998-2006: 2

Modifikuar më Tuesday, 29 Janar 2019 17:42
Login to post comments