Nga Kastriot Dervishi
Me vendimin nr.32, datë 23.2.1966 u krijua Instituti i Studimeve Marksiste-Leniniste (ISML). Përbëhej nga sektorët e historisë së PPSH-së, filozofisë, ekonomisë politike, lëvizjes komuniste e punëtore e nacionalçlirimtare ndërkombëtare, biblioteka dhe botimet. Veprimtaria dokumentohet vetëm vitet 1967-1968. Instituti merrej me zhvillimin e propagandës së specializuar sepse kjo ishte mjeti kryesor për krijimin e përshtatjen e njeriut të ri. Nuk kanë mbërritur në ditët tona shumë foto apo dokumente të këtij instituti. Fotoja bashkëlidhur është e datës 16.10.1978 kur punonjësit e ISML zhvilluan një takim në shtëpinë e drejtoreshës së tyre, Nexhmije Hoxha, në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së diktatorit të Shqipërisë.