Nga Kastriot Dervishi
Përmasat me të cilën komunizmi i Shqipërisë dëmtoi çështjen kombëtare janë me të vërtetë e paimagjinueshme. Për këtë arsye shtrati enverist ende nuk është çrrënjosur në Kosovës apo Maqedoni. Përzierja e çështjes kombëtare me ideologjinë marksiste-leniniste sillte në mënyrë të pazgjidhshme futjen në një rrugë qorre të saj. Në vitet 70-80, në viset shqiptare në Jugosllavi, lulëzuan disa organizata e parti ilegale komuniste, duke pasur frymëzim figurën e Enver Hoxhës, kryeterroristit që i solli aq dëme Shqipërisë. Njëra nga këto parti ishte edhe Partia Marksiste-Leniniste e Shqiptarëve të Jugosllavisë. Besohet se partia u formua në vitin 1975.
Partia çështjen e shihte se rrugët revolucionare e për këtë arsye ndër dokumentet e para të saj ishte “Teoria dhe praktika e revolucionit”. Partia luftonte për një republikë të përbashkët të shqiptarëve të jetonin në Jugosllavi. Deri në vitin 1981 anëtarët e kësaj partie nuk njiheshin. Këtë kohë u vërtetua se organizator ishte Abdulla Llapashtica, ish punonjës i sigurimit shtetëror në Kuvendin e Komunës së Prishtinës. Nga mbarimi i vitit 1981 ky iku në Turqi. Partia vepronte nëpërmjet shpërndarjes së trakteve, parullave, letrave kërcënuese, etj. Partia nxori gazetat “Zëri i atdheut” dhe “Revolucioni” (shumë materiale i ka përgatitur Martin Quni).
Më 17.2.1982, Organizata Marksiste-Leniniste e Kosovës (OMKL), Lëvizja për Çlirimin e Kosovës dhe PKMLSHL formuan Lëvizjen për Republikën Socialiste të Shqiptarëve në Jugosllavi.
Disa anëtarë të PKMLSHL u dënuan me burgime 2-6 vjet shumica dhe individë të veçantë në 8, 10, 11, vjet burgim, për hir të së vërtetës, shumë më pak nga sa dënoheshin prej regjimit komunist në Shqipëri.
Më 11 mars 1981, në demonstrata e organizuara, u dëgjuan edhe thirrje si “Enver, Enver, jemi së bashku kurdoherë”, “Lavdi marksizëm-leninizmit”, “Kosova-republikë”, etj.
Lista e emrave të partisë që njiheshin në Tiranë:
1-Abdulla Prapashtica, përgjegjës politik, ish kuadër.
2-Osman Osmani, sekretar organizativ, studenti, njeri i ngritur, djali i hallës së A.Prapashticës.
3-Rexhep Maqedoni, sekretar operativ i partisë, b.p. i UDB-së, tani i veshur milic
4-Fatos Topalli, sekretari operativ i rinisë, 18 vjeçar, nipi i A.Prapashticës.
5-Kadri Cakiqi, i ngarkuar për Frontin
6-Osman Maqedonci, i ngarkuar për sindikatën
7-Skënder Ibishi, i ngarkuar për armatën, oficer akademik. Tani në Valevë
8-Hidajete Osmani, bija e Kadri Osmanit (i dënuar). Hidajetja tani është në burg.
9-Adem Prapashtica, i ngarkuar për ekonominë, kuadër
10-Fahrije Osmani, e ngarkuar për gruan, motra e Osman Osmanit
11-Nusret Ahmeti, i ngarkuar për propagandën, kuadër
12-Fatmir Sejdini, sekretar i rinisë në Prishtinë, jurist
13-Lutfi Maqedonci, kuadër i partisë
14-Agrona Ramadani, e rinisë, Ferizaj
15-Lumnie Azemi, e rinisë, Ferizaj
16-Nesret Njaziu, e rinisë Ferizaj
17-Fatmir Bajrami, i rinisë Ferizaj
18-Fatmir Rudi, i rinisë Ferizaj
19-Afrim Abazi, i rinisë Ferizaj (në burg)
20-Isak Begeshi, i rinisë Ferizaj
21-Naim Terrtena, i rinisë Ferizaj, dënuar pas demonstratave
22-Neim Ramadani, i rinisë Ferizaj
23-Fail ..... , i rinisë Ferizaj
24-Kadri Topalli, i rinisë Ferizaj, motra e Fatonit
25-Ruzhdi Shkodrani, i rinisë
26-Hysen Hyseni, i rinisë Kaçanik, ka qenë në Shqipëri
27-Martin Quni, gazetar i RTP, i OMLK.
28-Asllan Fani, lidhje e OMLK
29-Adem Dervisholli, kuadër, por i larguar
30-Nezmie Prapashtica (Sula), studente, bashkëshortja e A.Prapashticës, kandidate partie.
31-Ibrahim Ferizi, i lidhur me Nazmi Prapashticën, nga Mitrovica
32-Sefedin Selimi, lidhje e Nazmije Prapashticës, rajoni Mitrovicë
33-Ismail Dumoshi, mendohet i lidhur me organizatat ilegale
Një listë rezervë do përdorej në rast nevoje.